Grupi më i madh i emigrantëve që depërtoi kufirin mes Lituanisë dhe Bjellorusisë në kulmin e krizës së emigrantëve është kthyer në Bagdad. 98 irakenëve iu ofrua një pagesë prej 1000 € për të hipur në avion, shkruan euronews
Ministrja e Brendshme e Lituanisë tha se qeveria e vlerëson mirë se sa i kushton vendit një emigrant. Sipas saj, kostoja bazë e mbajtjes e vetëm një prej tyre është 11 mijë euro në vit. Ajo shtoi se është më fitimprurëse, që qeveria t’u blejë emigrantëve nga një biletë, duke theksuar se në këtë mënyrë vendi do ketë më pak sfida dhe probleme.
Që nga fillimi i krizës së emigracionit, Vilnius ka dëbuar më shumë se 500 emigrantë që mbërritën përmes Bjellorusisë. Mbi 3,000 të tjerë vazhdojnë të mbeten në qendrat e refugjatëve të Lituanisë.
Kryetari I Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, Tomas Vytautas Raskevicius theksoi se Lituania duhet të fillojë të mendojë se çfarë do të bëjë kur të përfundojë afati i qëndrimit në qendrat e refugjatëve, në lidhje me integrimin e tyre, përndryshe ata do të përpiqen të largohen nga vendi.
Ndërkaq, Polonia, Letonia, Lituania, e ndjekur nga BE, SHBA dhe vende të tjera perëndimore akuzuan qeverinë e Aleksandër Lukashenkos për përdorimin e emigrantëve të paligjshëm, për të zgjidhur problemet politike. Nga ana tjetër, Minsku dhe Moska fajësojnë Evropën për krizën dhe për fatin e refugjatëve.
Sipas Kryqit të Kuq të Bjellorusisë, janë rreth 600 të huaj që shpresojnë të hyjnë në BE në një qendër refugjatësh pranë kufirit.
/abcnews.al