Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York, ‘zemërohen’ italianët

schedule07:52 - 12 Korrik, 2026

schedule 07:52 - 12 Korrik, 2026

Bashkia e New York, ka publikuar hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në këtë qytet, ku është përfshirë dhe “Little Albania”.

Kjo hartë, e titulluar “Enklavat e Imigrantëve të Qytetit të New Jork”, identifikoi 30 komunitete. Kështu, “Little Albania” është e renditur si një nga lagjet që kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Por pjesë e kësaj harte nuk duket të jetë “Little Italy”, diçka që ka shqetësuar italianët.



Grupi Italian i Këshillit Bashkiak, i cili ka të gjithë antëarët republikanë, akuoi administratën demokrate për “fshirjen” e italo-amerikanëve, duke e quajtur hartën “të paplotë në rastin më të mirë dhe fyese në rastin më të keq”.

Pas disa ditësh polemikash, kryebashkiaku u tërhoq dhe njoftoi se lagjja historike italiane do të rikthehet në hartën e komuniteteve kulturore të qytetit.

Debati nisi pas publikimit të një harte që synonte të promovonte disa lagje simbol të komuniteteve të ndryshme në New York.

Në listë përfshiheshin zona si Little Palestine dhe Little Yemen, ndërsa mungonte Little Italy, një vend që sipas kritikëve “është pak më i njohur se të tjerët”.

Reagimet e komunitetit italo-amerikan u përhapën edhe në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre shprehën pakënaqësinë për mungesën e një prej lagjeve më të njohura historike të qytetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!