Litar dhe sharrë, si u arratisën shqiptarët nga burgu italian

schedule12:30 - 28 Maj, 2019

schedule 12:30 - 28 Maj, 2019

Media italiane kanë publikuar foton e një litari në formë gërsheti, një sharre dhe foton e hekurave të dritares së shkatërruar, hapësirë në të cilën u arratisën të burgosurit shqiptarë Ervis Markja dhe Adriatik Gega.

Dy shqiptarët njëri 26 vjeç dhe tjetri 29 vjeç, janë arratisur natën mes të shtunës dhe të dielës. Ata janë shpallur në kërkim dhe autoritet italiane janë ngritur në këmbë. Dy të burgosurit shqiptarë thyen sigurinë e burgut  në Karinola, në Kazerta të Italisë, pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë dhe kanë zbritur përmes një litari të improvizuar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Ervis Markja ishte i dënuar për posedim të mallrave të vjedhura dhe Adriatik Gega  për grabitje në banesa. Sipas burimeve mediatike, forca të shumta policore janë vënë në kërkim të dy të rinjve.

Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse kanë urdhëruar nisjen e një hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes, ndërsa sindikata e policisë së burgjeve ka ngritur zërin për kushtet e rënda të sigurisë në të cilën ndodhen institucionet e burgimit

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!