Listë me 13 gazetarë “të padëshiruar”, thellohet skandali Barçagate

schedule11:37 - 3 Mars, 2021

schedule 11:37 - 3 Mars, 2021

Barçagate është një nga çështjet kryesore në Spanjë. Bartomeu dhe tre vartës të tij janë arrestuar, teksa dalëngadalë nisin të publikohen detaje të reja.

Pagesat ndaj kompanive private për të diskredituar njerëzit që kundërshtonin Bartomeun janë maskuar si shpenzime për akademinë e Barçës, La Masia.

El Diario zbulon se klubi Blaugrana i ka paguar afërsisht 192 mijë euro “Tantrasolf”, të ndara në këste të vogla mujore prej 16,500 eurosh. Transaksionet datojnë nga muaji nëntor 2018 dhe më pas. Të gjitha këto shpenzime janë shënuar si shpenzime për të rinjtë.

Sales Folguera, drejtori i La Masía në 2018, ka pranuar për autoritetet lokale se ai kishte pasur takime me zyrtarë nga “Nicestream”, një kompani që i përket grupit “Tantrasolf”, por që nuk kishte pasur dakordësi mes palëve.

Por skandali nuk ndalet këtu. Sipas Marca, kompania “13 Ventures” gjithashtu kishte përpiluar një listë të gazetarëve “të padëshiruar”, ku midis tyre kishte nga ata që kishin kritikuar menaxhimin e klubit. Gjithsej ishin trembëdhjetë emra, të listuar në një dokument, që tani është në duart e hetuesve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!