Berisha përgatit humbjen e PD/ Dashnor Sula: Jashtë listës se jam me SPAK, do punoj që votat e mia të mos shkojnë për PD

schedule13:36 - 12 Mars, 2025

schedule 13:36 - 12 Mars, 2025

Sali Berisha ka nisur spastrimet e para nga listat e kandidatëve për deputetë. Të parit ia ka treguar derën Dashnor Sulës. Deputeti i njohur për qëndrimet kritike ndaj tij, në një status ka njoftuar se i është komunikuar largimi nga listat, për një arsye të vetme. Ndryshe nga doktori, mbështet SPAK.

“Sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Sula ishte kandidati më i votuar në primaret e PD për Elbasani, ndërsa në 2021 deputeti i dytë me i votuar në qark, me mbi 7 mijë vota. Ai ka një paralajmërim të fortë për Berishën dhe besnikët e tij. Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë.”

Rasti i Sulës, provon se doktori i ka alergji rebelët dhe me listat e kandidatëve, por shkel statutin dhe primaret, për ti nxjerrë jashtë loje. Pakënaqësia ndaj tij është shtrirë edhe te “Aleanca Madhështore”. Aleati maqedonas, Vasil Sterjovski vendosi të largohet nga koalicioni, pasi Berisha nuk i ofroi as një vend në listë të hapur.

“Dështuam në negociata, i kerkova një vend në listën e hapur të Korccës, refuzuan. Edhe ne qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra koalicion, por s’na dhanë asnjë vend në listë. Vala e pakenaqesive te listave ka kapur edhe Partine e Lirisë së Ilir Metës. Kryetarja e Lidhjes së Gruas, Esmeralda Demiraj ka njoftuar dorëheqjen me faktin se nuk është përfshirë ne listat e kandidateve.”

Postimi i Dashnor Sulës:

Listë fituese apo listë për një përfitues?!
Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?!
🔵Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar.
Në 4 vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera.
Instituti i Studjimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje.
Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike.
🔵Kam takuar mijëra Shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, ti bind të kontribojne për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlersojë
🔵Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.
🔵Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.
Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë.
Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!