Listat e hapura, Murrizi: Kemi 29 firma, të ndryshohen neni 64 dhe 68 të Kushtetutës

schedule19:23 - 12 Qershor, 2020

schedule 19:23 - 12 Qershor, 2020

Pas mbarimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore deklaratën e tij para mediave e ka dhënë edhe Myslim Murrizi.

Murrizi deklaroi se 29 deputetë të opozitës parlamentare kanë firmosur një draft të dërguar në Kuvend për rishikimin e nenit 68 dhe 64 në Kushtetutë. Qëllimi kryesor është që të listat të jenë të hapura.

Lexo edhe: Reforma, Gjoni: Nuk ka votim pa hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit Zgjedhor

Duke shpjeguar se kërkohet ndryshimi, Murrizi thekson se “hileqarët i kanë futur në Kushtetutë listat e mbyllura ndërsa të gjitha detajet e tjera teknike, ndodhen në Kodin Zgjedhor.

Murrizi: “Unë jam sot këtu, për të shprehur para jush, para shqiptarëve, 29 deputete te opozitës parlamentare, siç parashikon Kushtetuta propozojnë rishikimin e nenit 68 dhe 64…Për të tjerat mirëpresim diskutime. Kodi Zgjedhor është njëra anë, kërkesa jonë prej ditësh është listat e hapura që t’u ofrojmë shqiptarëve të zgjedhin deputetet e tyre. Janë firmosur nga 29 deputetë, kanë konfirmuar votë edhe deputete të tjerë. Mes tyre Ralf Gjoni. Drafti që depozituam në Kushtetutë parashikon hapjen e listave, neni 68 dhe 64 të mos jetë siç është. Të gjitha detajet e tjera, janë detaje teknike që sanksionohen në Kodin Zgjedhor. Hileqarët kanë futur në Kushtetutë listat e mbyllura.”

Në fotot më poshtë janë të listuara edhe firmat e hedhura nga 29 deputetët të cilët përmendi Murrizi gjatë fjalës së tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!