“Listat 100% të hapura”, Balla: Koha kur bënim Kod Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe ka ikur

schedule11:31 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:31 - 21 Shtator, 2020

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, në një komunikim për mediat u shpreh se më 25 prill do të votohen edhe kandidatët.

Balla gjithashtu theksoi se tashmë sipas tij listat janë 100% të hapura.

“Qytetarët shqiptar duhet të kenë mundësinë të japin votën e tyre…PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga zoti Gjiknuri dhe kjo është diskutuar sot.

Inkurajojmë Këshillin Politik me qëllim që të gjejmë gjuhen e përbashkët për ndryshimet e miratuar në Kushtetutë. Listat janë 100% të hapura sepse çdo kandidat do të marrë vlerësim me votë nga qytetarët. Të vazhdojmë diskutimin me opozitën, e nxis partinë demokratike dhe LSI të kontribuojnë. Drafti i propozuar prej nesh është draft që i ka marrë 100% sensibilitetet nga të gjitha këndvështrimet.

Listat janë 100% të hapura. Sepse çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët. Koha kur ne bënim Kode Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe, siç është historia e koalicioneve në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vargon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër”, tha Balla; i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!