Ka përfunduar hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ky short janë përzgjedhur 9 anëtarët e rinj dhe 5 anëtarë zëvendësues për në KED, me mandat 1 vjeçar.
Përfundimisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të ketë këtë përbërje:
-Vitore Tusha.
-Fiona Papajorgji,
-Ardian Dvorani
-Arta Marku
-Miranda Andoni
-Saida Dollani
-Ludovik Dodaj
-Fatjona Memçaj
Ndërsa anëtarë zëvendësues për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi sipas shortit janë përzgjedhur:
-Marsida Xhaferllari
-Bilbil Mete
-Nazmi Troka
-Nezir Gjoka
-Mariana Velçani
Të gjithë të përzgjedhurit janë përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorë nga prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit, Gjyqtarë pranë Gjykatave të Apelit dhe Gjyqtarë nga Gjykatat Administrative.
Për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi kanë kandiduar katër kandidatë nga radhët e Gjykatës Kushtetuese:
-Vitore Tusha
-Elsa Toska
-Marsida Xhaferllari
-Fiona Papajorgji.
Sipas përzgjedhjes rastësore, anëtarja e parë e zgjedhur është Fiona Papajorgji për Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë është zgjedhur si anëtare e dytë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, ndërsa Marsida Xhaferllari, është përzgjedhur si anëtare zëvendësuese në KED.
Kreu i KED Ardian Dvorani përzgjidhet automatikisht në KED, si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë sipas përcaktimeve ligjore.
Nga lista e dërguar për kandidim nga KPL, Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga Prokuroria e Përgjithshme.
Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi informoi fillimisht për emrat që hiqen nga lista e kandidatëve për shkak se nuk kanë kaluar vettingun ose janë nën hetim. Ndërkohë mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.
Arjan Balliu, Arben Vrioni janë shkarkuar nga detyra pasi nuk kanë kaluar vettingun, ndërsa Aleks Nikolli dhe Skënder Damini janë nën hetim dhe si të tillë janë përjashtuar nga kandidimi për në KED.
Njoftimi i Plotë i institucionit të Presidentit:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
LISTAT PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE QË PLOTËSOJNË KUSHTET DHE KRITERET PËR T’U PËRFSHIRË NË SHORT PËR ZGJEDHJEN E KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (2020) E KONFIRMUAR NGA GJYKATA KUSHTETUESE, KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR DHE KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
- GJYQTARËT E GJYKATËSKUSHTETUESE
- VITORE TUSHA
- ELSA TOSKA
- MARSIDA XHAFERLLARI
- FIONA PAPAJORGJI
GJYKATA E LARTË
- ARDIAN DVORANI
- PROKURORËT PRANË PROKURORISË SË PËRGJITHSHME
- ARTA MARKU
- ADNAN XHOLI
- ADNAND KOSOVA
- ALFRED PROGONATI
- ALMA MUÇA
- ANILA LEKA
- ARBEN KRAJA
- BILBIL METE
- KUJTIM LULI
- SOKOL STOJANI
- THOMA JANO
- GJYQTARËT PRANË GJYKATAVETË APELIT
- ALAUDIN MALAJ
- ANDI CIVICI
- ARTUR GAXHA
- ARTUR KALAJA
- ASIM VOKSHI
- EDLIRA PETRI
- ELBANA LLURI
- ELONA TORO
- FATMIRA HAJDARI
- FATRI ISLAMAJ
- FLUTURA SKËNDERI
- GENTI SHALA
- GRAMOZ LEVANAJ
- MARIA QIRJAZI
- RIDVAN HADO
- SHKËLQIM MUSTAFA
- VALDETE HOXHA
- ZEGJINE SOLLAKU
- SHPRESA BEÇAJ
- DESART AVDULLAJ
- IZET DUSHAJ
- TRITAN HAMITAJ
- DRITAN BANUSHI
- ENTON DHIMITRI
- IRENA BRAHIMI (PAPA)
- IZET SALAJ
- MIRANDA ANDONI
- TOMOR SKRELI
- ETLEVA TEMO
- OLSI XHAVELLA
- STAVRI KALLÇO
- ASTRIT KALAJA
- MARINA RRABOSHTA
- SELIM KRYEZIU
- VALBONA VATA
- VOJSAVA OSMANAJ
- HYSEN SALIKO
- ILIBA BEZATI
- KLODIANA GJYZARI
- MARGARITA BUHALI
- NAZMI TROKA
- SOKOL NGRESI
- ALBANA BOKSI
- DHIMITËR LARA
- NERTINA KOSOVA
- NURE DRENI
- Znj. SAIDA DOLLANI
- SOKOL BINAJ
- PROKURORË NGA ZYRAT E PROKURORIVE PRANË GJYKATAVE TËAPELIT
- DRITAN PEKA
- ALTIN DUMANI
- ARBEN QOSJA
- EDMOND HYKA
- FATJONA MEMÇAJ
- GENTI XHOLI
- NEZIR GJOKA
- MOISI DUDA
- LUDOVIK DODAJ
- ALTIN BINAJ
- HENRIK HAXHIRAJ
- PELIVAN MALAJ
- KLEANTHI ZEKA
- BRAHIM DRAGJOSHI
- ROZETA QIRJAQI
- GJON FUSHA
- GJYQTARË NGA GJYKATAT ADMINISTRATIVE
- ALKELINA GAZIDEDE
- ALTINA NASUFI
- AMARILDO LAÇI
- ARJAN QAFA
- BARI SHYTI
- BERNINA KONDI
- BLERONA HASA
- ENKELEJDA SOFTA
- FJORALBA PRIFTI
- KASTRIOT SELITA
- LINDITA SINANAJ
- RILINDA SELIMI
- KLODIANA VEIZI (MEMA)
- MARJANA VELÇANI (IDRIZI)
- RAMIZ LALA
- ETLEVA GJAMO
- SOKOL IBI
- ASTRIT SHEMA
- GENTIANA XHELILI
- AFËRDITA MAHO
- ARBENA AHMETI
- AVNI SEJDI
- BEZART KAÇKINI
- ELDA VRIONI
- ELVANA ÇIÇOLLI
- EMILIANO RULI
- ENERJETA SHEHAJ (DERAJ)
- ERARBËR MADHI
- ERIOL ROSHI
- GENTIAN HAMITI
- GENTIAN MEDJA
- GENTIANA QESEJA (MUÇAJ)
- NAFIJE CURRI (HASKO)
- SELVIE GJOÇAJ
Sqarim:
Lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret për të marrë pjesë në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) është hartuar bazuar në informacionin zyrtar të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në zbatim të nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverises së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, institucionet që kanë për detyrë të përcjellin listat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për të marrë pjesë në short,kanëdërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, listat respektive të kandidatëve. Konkretisht:
- Gjykata Kushtetuese ka dërguar listën e kandidatëve me shkresë nr.368 prot, datë 15.11.2019;
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dërguar listën e kandidatëve me shkresë nr.901 prot, datë 15.11.2019;
- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dërguar listën e kandidatëve me shkresë nr. 5693 prot, datë 15.11.2019.
Institucioni i Presidentit të Republikës, ka administruar dhe ka komunikuar zyrtarisht me këto institucione në mënyrë që në momentin e hedhjes së shortit të përfshihen ata kandidatë që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit nr. 115/2016.
Kjo sepse neni 221, pika 1 dhe 2 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverises së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, parashikon se mund të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë (gjyqtar dhe prokuror) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e ligjit.Kandidatët që nuk plotësojnë një nga kushtet e ligjit përjashtohen nga shorti.
Në këtë mënyrë bazuar në informacionin shkresor tëpërcjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor , Këshilli i Lartë të Prokurorisëështë bërë përditësimi i listave të kandidatëve të dërguara nga këto institucione.
- Gjykata Kushtetuese me shkresë nr.387 prot, datë 22.11.2019, ka njoftuar Presidentin e Republikës për mbarimin përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me Vendimin nr. 32, datë 21.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pra zotit Besnik Muçi i ka mbaruar mandati i gjyqtarit Kushtetues dhe për këtë arsye ai nuk mund të përfshihet në short për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së.
- Këshilli i Lartë Gjyqësor me shkresën nr.5849/3 prot, datë 04.12.2019, ka konfirmuar Presidentit të Republikës se,pasi KLGJ ka dërguar listate gjyqtarëve me shkresën nr.5693 prot, datë 15.11.2019, rezulton se dy prej gjyqtarëvetë përfshirë në listë zoti Arben Vrioni dhezotiArjan Balliu, janëshkarkuar më pas nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në këtë mënyrë KLGJ me shkresë nr.5849/3 prot, datë 04.12.2019, konfirmon se në zbatim të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, gjyqtarët Arben Vrioni dhe Arjan Balliu, konsiderohen të pezulluar nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit dhe duhet të mos përfshihen në shortin për t’u zgjedhur si anëtarë të KED-së.
Gjithashtu në këtë shkresë KLGJ informon Presidentin e Republikës se nga informacioni i dërguar konstatohet se, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka si persona nën hetim gjyqtarët Aleks Nikolli dhe Skënder Damini. KLGJ me këtë shkresë kërkon qëgjyqtarët Aleks Nikolli dhe Skënder Damini, të përfshirë në listën e dërguar ngaKLGJ në datën 15.11.2019, duhet të mos përfshihen në shortin për anëtarë të KED-së për shkak të kushtit të ndalimit për t’u përfshirë në listë, pasi janë persona nën hetim.
Referuar këtij konfirmimi të KLGJ-së, institucioni i Presidentit të Republikës, nuk i ka përfshirë në short gjyqtarët Arben Vrioni, Arjan Balliu, Aleks Nikollidhe Skënder Damini.
- Këshilli i Lartë i Prokurorisëpërfundimishtme shkresë nr. 948/1 prot, datë 04.12.2019, ka rikonfirmon faktin se kandidatët e propozuar nga KLP në listën e përcjellë pranë Presidentit të Republikës me shkresë nr.901 prot, datë 15.11.2019, aktualisht plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore të përcaktuara në ligj, për të qenë pjesë e shortit që do të hidhet në datë 05.12.2019, ora 12:00, për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së.
Shënim: I gjithë komunikimi zyrtar i Institucionit të Presidentit të Republikës me Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurosisë, ështëi publikuar në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës në rubrikën e posaçme “Hedhja e shortit për KED”.
Tiranë, më 5 dhjetor 2019″./abcnews.al