“Lista Serbe nuk jep garanci”, Kurti: Zgjedhjet e parakohshme në veri, e vetmja mënyrë për ndërrim të pushtetit

schedule10:28 - 5 Korrik, 2023

schedule 10:28 - 5 Korrik, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka folur sërish në lidhje me takimin e zhvilluara një ditë më parë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ku kanë diskutuar në lidhje me situatën në veri.

Kurti ka thënë se me Lajçakun ka folur për de-eskalim dhe normalizim.

“Sa i përket de-eskalimit unë e kam siguruar jo vetën Lajçakun dje por edhe të dielën pasdite z.Borrell se Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. Duam polici për zbatim ligji dhe siguri publike që nuk përjashton askënd. I kam siguruar që policët që janë në ndërtesat e komunave në veri të vendit, nuk janë duke vazhduar operacione në rrethinat e atyre ndërtesave”, tha Kurti, duke shtuar se “ua konfirmova që nuk ka pasur dhe nuk ka operacione të tilla”.

Kurti gjithahstu është shprehur i gatshëm që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme dhe pse është shprehur se akoma nuk ka asnjë garanci nga Lista Serbe se nuk do të përsëritet situate e 23 prillit.

“Sanksionet për Serbinë janë gati, nuk jemi të lumtur për masat ndaj Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë sesi të bëhet ndërrimi i pushtetit. Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhet me dhunë, e as duke plagosur ushtarët e NATO-s, Policisë së Kosovës apo gazetarët. Neni 72 i ligjit për vetëqeverisje e shpjegon qartë sesi duhet të fillohet me mbledhjen e 20% të elektoratit të gjithmbarshëm si nënshkrime të një peticioni që e nisin procesin për zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se ka paraqitur vërejtjet e tij të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!