Lista Serbe bojkoton regjistrimin e popullsisë në Kosovë/ Berisha: Procesi nuk u përshëndet nga autoritetet ndërkombëtare

schedule16:36 - 5 Prill, 2024

schedule 16:36 - 5 Prill, 2024

Serbët nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë dhe banesave që zhvillohet nga data 5 Prill deri më 17 Maj. Me anë të një mesazhi publik ata theksuan këtë të premte se Albin Kurti me regjistrimin e rremë të popullsisë dëshiron që të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve.

Kjo çështje është diskutuar dhe në emisionin “Ballkan Update”, ku analisti Ridvan Berisha, ka deklaruar se procesi ka nisur në rang kombëtar. Ai ka thënë se ky proces mund të nxjerrë të dhëna dhe pa përfshirjen e serbëve të Kosovës.

Sipas Berishës, asnjë nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë nuk ka bërë asnjë deklaratë për të përshëndetur fillimin e këtij procesi teje të rëndësishëm të popullsisë

“Tashmë autoritet zyrtare në Kosovë, duke filluar nga kryeministri, Agjencia e Statistikave, drejtori i saj, kanë njoftuar publikisht nisjen e procesit të regjistrimit të popullësisë familjare të banesave dhe në këtë formularë bën pjesë dhe një shtojcë e veçantë që ka të bëjë me dëmet e shkaktuara nga lufta nga Serbia. Procesi ka nisur dhe nëpër telefona ju kanë përcjellë mesazhe gjithë qytetarëve që do të intervistohen dhe refuzimi për intervistim do të nënkuptonte dhe penalizim ndaj tyre.

Tani teksa po flasim, asnjë nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë nuk ka bërë asnjë deklaratë për të përshëndetur fillimin e këtij procesi teje të rëndësishëm të popullësisë. Ky proces duhet të niste më herët, para një muaji ose dy, por u shtye. Dyshoj se nisja e këtij procesi se do të përfundojë për të nxjerrë të dhënat komplet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Ne sot kemi dëgjuar thirrjen publike të tre subjekteve politike serbe, të cilat realisht bëjnë thirrje për bojkot kolektiv nga ana e serbëve të Kosovës, druaj se ky proces do të përfundoj pa të dhëna kredibile të rëndësishme ndaj këtij komuniteti që jetojnë në Kosovë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!