LISTA/ Forbes: Angela Merkel sërish gruaja më e fuqishme në botë edhe për 2019

schedule22:15 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 22:15 - 12 Dhjetor, 2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel është “kurorëzuar” përsëri si gruaja më e fuqishme në botë nga Forbes.

Kancelarja gjermane kryeson listën e Forbes 2019 e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.

E rritur pas perdes së hekurt në ish-Gjermanisë Lindore, Merkel u bë Kancelare e Gjermanisë, pozicion në të cilin ajo ka shërbyer që nga viti 2005. Ajo drejtoi partinë e qendrës së djathtë të Bashkimit Demokratik të Krishterë (CDU) për 18 vjet, nga 2000 -2018.

Merkel shpesh është vlerësuar si lidere“de fakto” e Bashkimit Evropian dhe madje dhe udhëheqëse e “botës së lirë”.

Kancelarja do të përfundojë mandatin fund të 2021, por Merkel njoftuar vitin e kaluar se synon të tërhiqet në kohën e zgjedhjeve të ardhshme federale në Gjermani.

Kjo do ta bënte atë kancelaren e dytë që ka shërbyer më gjatë në republikën federale të Gjermanisë, pas Helmut Kohl.

10 gratë që kryesojnë listën e Forbes për vitin 2019:

  1. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
  2. Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
  3. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
  4. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  5. Mary Barra, CEO e General Motors
  6. Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
  7. Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
  8. Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
  9. Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
  10. Marillyn Heëson, CEO e Lockheed