Gazetari Visar Duriqi nga INSAJDER në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës.
Ai tha se listat e votuesve duhen pastruar, pasi ka manipulime, shumë votues dhe pak rezidentë.
“Me listat e votuesve kemi pasur probleme në veri, kjo për shkak se lista Srpska e ka shkatërruar. Ata kanë manipuluar me zgjedhjet. Lista Srpska ka manipuluar votat e atyre që kanë vdekur ose që nuk kanë jetuar në veri dhe ka votuar për ta. Fillimisht duhet të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës dhe më pas të kalohet te Asociacioni, duhen bërë njëherë katër komat në Veri të Kosovës. Çdo gabim në hapa teknike të qeverisë së Kosovës po shndërrohet në politikë.
Nëse pastrohen listat janë rreth 30 mijë qytetarë realë për të votuar. Edhe listës serbe i ka shkaktuar probleme kjo listë e votuesve. Në e dinim që zgjedhjet do të dështonin. Ishte e destinuar për të dështuar, thjesht do shpenzoheshin para.“, tha Duriqi.
Duriqi foli edhe për lëvizjet e serbëve në Kosovë, ku tha se qytetarët janë viktimë të regjimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Këta janë ata qytetarë që janë viktimë të regjimit të Vuçiçit. Nuk i merr as në Serbi, është pjesa e qytetarëve që marrin paga nga ana e Serbisë që të braktisin institucionet e Kosovës. Janë përdorur nga regjimi i Beogradit.”, tha ai. /abcnews.al