Lista e pritjes për azil në Norvegji e Zvicër, 89% e shqiptarëve nuk e dinë nëse do të qendrojnë apo do të refuzohen

schedule15:50 - 21 Shtator, 2017

schedule 15:50 - 21 Shtator, 2017

 

Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesëve që janë në priteje të një përgjigje pas aplikimit që kanë bërë në vendet e bashkimit evropian Norvegji e Zvicër. Sipas të dhënave të publikuara nga instituti I statistikave të Evropës, përgjigje positive më së shumti kanë marrë sirianët të cilët renditen të fundit në këtë listë.

89 përqind e 80 mijë shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e bashkimit evropian Norvegji e zvicër qëndrojnë në pritje prej dy vitesh për të marrë një përgjigje përfundimtare.Vetëm 2 përqind e tyre janë pranuar, 9 përqind janë kthyer ndërsa për 1 përqind prej tyre nuk vendodhja është e panjohur.

Janë këto të dhënat më të fundit zyrtare të publikuara nga qendra kërkimore PEË.Raporti I kësaj qendreI referohet valës së refugjatëve në vitet 2015-2016 ku rreth dy milion njerëz kërkonin azil në Evropë.

Sot 52 përqind e tyre nuk dinë ende nëse do të lejohen të qëndrojnë apo jo. Midis tyre janë edhe shqiptarët të cilët kryesojnë listën e pritjes për azilkërkuesit në Norvegji e Zvicër.

Raporti tregon se statusi i azilkërkuesve të Europës mund të shqyrtohet në dy mënyra: sipas kombësisë së tyre dhe nga vendet e tyre të aplikimit. Aplikantëve Sirianëve I është dhënë prioritet pasi vetëm 20 përqind e tyre nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtareduke rezultuar në fund të listët së pritjes. Shqipëria e cila e kryeson këtë listë pritjeje, ndiqet nga kosova, afganistani, irani Serbia dhe 11 shtete të tjerë.

https://youtu.be/9UOtWiybjB0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!