Zgjerohet mbulimi me barna të rimbursueshme me plot 14 barna të reja për sëmundjet kronike dhe ato tumorale. Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, e cila ndër të tjera u shpreh se garantohet 100% edhe cilësia e barnave.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mblodhi gjatë kësaj të premteje gazetarët për t’ju bërë të ditur listën e re të barnave të rimbursueshme, që i shtohen 14 të tilla.
E pyetur për sigurinë që ofrojnë barnat, Manastirliu u shpreh se garancia është e padiskutueshme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, fondi në dispozicion për listën e barnave të rimbursueshme është 105 milionë dollarë, duke garantuar një paketë shumë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike apo akute./ABC News Albania 24/7