Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lista e Barcelonës për Kupën e Mbretit, Rey Manaj duhet të presë ende

schedule12:58 - 30 Janar, 2020

schedule 12:58 - 30 Janar, 2020

Sonte në mbrëmje priten të zhvillohen takimet e mbetura për fazën e 1/16 të Kupës së Mbretit në Spanjë. Në orën 19:00 është radha e Barcelonës për të zbritur në fushë, ku do të mirëpresë në “Camp Nou” Leganes.

Klubi katalanas përpara pak minutash ka bërë zyrtare dhe listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Quique Setien për këtë përballje. Në listë nuk mungojnë emrat e titullarëve si Messi e Griezmann, por ka dhe disa lojtarë nga ekipi i të rinjve.

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, nuk ka arritur dot të jetë pjese e grumbullimit. Manaj edhe pse deri ditën e djeshme ishte në stërvitje me ekipin e parë, nuk ia doli për të fituar grumbullimin e parë me Barcelonën. Sulmuesi u transferua  këtë merakto tek blaugranat, ku fillimisht do të luajë me Bareclonën B. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!