Lirohet shqiptarja që akuzohej për bashkëpunim me ISIS

schedule21:50 - 28 Nëntor, 2017

schedule 21:50 - 28 Nëntor, 2017

43-vjeçarja Enkelejda Zace është lënë e lirë nga drejtësia franceze. Shqiptarja akuzohej për furnizim me armë të terroristit që vrau 86 persona në Nisë të Francës me një atentat me kamion.

Lirohet shqiptarja e arrestuar pas akteteve terroriste të ndodhura vjet në Nisë të Francës ku humbën jetën 86 persona dhe u plagosen400 të tjerë. Mediat francese njoftojnë se 43-vjeçarja Enkelejda Zace u lirua më 21 nëntor, por sipas një burimi gjyqësor, prokurori i Parisit apeloi vendimin e dhënë nga gjykata. Gruaja e dyshuar për pjesëmarrje në furnizimin me armë të vrasësit të sulmit në Nisë në vitin 2016, u la nën mbikëqyrje gjyqësore, tha të martën.

Enkelejda Zace dhe Artan Henaj u arrestuan më 17 korrik 2016 në Nisë. Po sipas mediave franceze që prej fillimit të hetimit, hetuesit kanë shqyrtuar provat, duke përfshirë telefonin e lënë nga vrasësi, Mohamed Lahuej Buhlel, të cilat i kanë ndihmuar që të gjurmojnë shpejt grupin e parë të të dyshuarve, përfshirë çiftit shqiptar. Henaj dhe Zace dyshohet se i kanë dhënë autorit të aktit terrorist një pistoletë automatikesi dhe një Kalashnikov.

Nëntë personat e akuzuar, tetë prej të cilëve janë në paraburgim, dyshohet se në shkallë të ndryshme, i kanë ofruar ndihmë autorit të sulmit në shëtitoren e Nisë, ngjarje kjo e marrë përsiper nga Shteti Islamik. Mohamed Lahuej Buhlel, një shofer tunizian, 31 vjeçar, vrau 86 persona dhe plagosi 400 të tjerë kur hyri me kamionin e tij mes turmës që mbrëmjne e 14 korrikut të 2016 po kremtonin festën kombëtare franceze. Pasi masakroi kalimtarët e rastësishëm që festonin në “shëtitoren e anglezeve” autori i aktit terrorist qëlloi disa herë edhe me armë zjarri derisa u ekzekutua nga policia. Një vit e gjysëm pas kësaj ngjarje ajo ka akoma shumë zona të errëta. Pavarësisht se hetimet zbuluan pasionin e vrasësit për dhunën ekstreme dhe propagandën terroriste, hetuesit nuk kanë gjetur ende lidhje apo një shenjë besnikërie të autorit të masakrës në Nisë me vetë ISIS./abcnews.al