Lirohet nga detyra prefekti i Durrësit, e zëvendëson paraardhësi

schedule18:06 - 6 Prill, 2022

schedule 18:06 - 6 Prill, 2022

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Durrësit Roland Nasto. Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Në vend të Nastos është rikthyer në krye të prefekturës Emiljan Jani, i cili është emëruar në këtë detyrë fillimisht në vitin 2017.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në VKM.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!