Lirohet nga burgu presidenti brazilian Lula

schedule15:11 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:11 - 9 Nëntor, 2019

580 ditë në burg e kanë bërë më të majtë se në fillim, ish presidentin e Brazilit Lula. I sapo liruar nga burgu ai deklaroi se do të vazhdonte betejën për të mbrojtur të drejtat e popullit të tij.

Doli nga burgu me grushtin lart, duke premtuar se do të vazhdojë të luftojë për popullin Brazilian, duke shtrënguar duart dhe duke përqafuar një nga një mbëshettësit e tij, disa prej të cilëve në lot.

Ish presidentin e Brazilit Lula e prisnin mbështetës të shumtë përpara burgut ku kaloi 580 ditë. Ai u prit nga një turmë e madhe që e ka mbështetur që prej 7 orillit 2018 kur ai u dënua pasi u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit dhe riciklimit të parave.

Ish presidenti i Brazilit ishte i bindur që do të dilte dhe që në mëngjes kishte lajëmruar se do të mbante një fjalim për popullin Brazilian sapo të dilte.

Gjithashtu u shpreh se do të dilte nga burgu më i majtë se sa ishte kur hyri. Urimi i parë për të jashtë kufirit erdhi nga presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, një idhull tjetër i së majtës në Amerikën Latine./abcnews.al