Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Rezart Kthupi komentoi zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë intervistës, ai foli edhe për lirimin nga arresti të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se gjykata tregoi një këndvështrim më ndryshe nga SPAK, duke shtuar se nuk cënohen aspak hetimet. Më tej nënvizoi se Berisha e ruan mandatin e deputetit dhe se ka të njëjtat privilegje.
“Vendimet e gjykatave nuk lënë vend për shumë diskutim. Pra ka çmuar që në kusht kur çështja ka shkuar për hetim dhe gjykata ka marrë përsipër të fillojë procedura hetimore. Vendimi i gjykatës është shterues, SPAK ka një qëndrim ndryshëm nga gjykata. Por jemi në kushte që nuk ishte nevoja për t’u ndryshuar. Duke ditur që në raport me procedimin që ka shkuar tashmë në gjykatë nuk ka ndryshuar asgjë, dhe mendoj që gjykata ka një qëndrim pak më shumë tolerant. Sot gjykata ka vlerësuar që nuk ekziston asnjë nga tre kriteret duke konstatuar që ky hetim mund të zhvillohet edhe në gjendje të lirë. Sot kemi një E shoh pozitivisht vendimin e gjykatës, por u pretendua që gjykata dhe SPAK kanë të njëjtën marrëdhënie për shkak të agjendës, por sot tregoi që gjykata ka një këndvështrim ndryshe nga SPAK. Në fund të ditës pavarësisht se duket një vendim jo i mirë, por nuk cënon hetimin që zoti Berisha është pjesë. Faktet tregojnë që organi i akuzës po ecën përpara në kohë. Zotit Berisha nuk i është cënuar imuniteti në kuptimin klasik të fjalës. Nëse do kishte humbur mandatin e deputetit atëherë do të humbte privilegjet”, u shpreh Kthupi.
Gjithashtu ai komentoi edhe protestat e opozitës, dhe lirimin e Berishës, duke thënë se atë që Berisha e bënte në kat të tetë do e bëjë edhe në kat të parë.
Sipas tij protesta nuk solli asnjë rezultat. “Ajo që shpresoj të ndodhë që qytetarët të kenë mundësi të bazohen mbi personazhe dhe mbi fjalën dhe jo mbi dhunën. Parlamenti duhet të kthehet në një shesh diskutimesh”, tha më tej Kthupi.
/abcnews.al/