Beleri lë qelinë/ Jashtë burgut flet greqisht: Ankim në Strasburg për dënimin me burg

schedule11:14 - 2 Shtator, 2024

schedule 11:14 - 2 Shtator, 2024

FIER- Pas më shumë se një viti e tre muaj pas hekurave Fredi Beleri la qelinë të hënën.

Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për t`u liruar me kusht.

Në dalje u prit nga i biri ndërsa sa kaloi pragun e burgut të Fierit të parin mesazh zgjodhi ta përcjellë në gjuhën greke.

Mediave të vendit fqinj e me pas atyre shqiptare u tha se do ta kërkojë pafajësinë në Strasburg dhë nëse fiton do t`i rikthehet jetës politike.

Por deri sa të flasë Strasburgu duket se do të jetojë jashtë Shqipërisë, në Greqi aty ku u zgjodh eurodeputet.

Beleri hodhi akuza për paligjshmëri në zgjedhjet e gushtit në Himarë megjithatë tha se do të bashkëpunonte me pasardhësin e tij, Tavon për të mirën e qytetit.

Beleri u lirua me kusht nga qelia afro gjashtë javë nga përfundimi i dënimit për korrupsion zgjedhor./abcnews.al/