Lirohen nga paraburgimi tre deputetët e Vetëvendosjes

schedule15:59 - 25 Nëntor, 2017

schedule 15:59 - 25 Nëntor, 2017

Janë liruar nga paraburgimi tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu. Mediat kosovare shkruajnë se ata tashmë janë në arrest shtëpie në pritje të seancës gjyqësore. Lirimi i tyre ishte paralajmëruar gjatë ditës nga avokati Tomë Gashi. SIpas tij masa e paraburgimit prej një muaji është afati maksimal i parashikuar nga ligji, por kjo nuk nëkputon se ata do të qëndronin në paraburgim për një muaj. Të tre deputetët janë në pritje të seancës që do të caktohet nga kryetari i trupit gjykues në Prishtinë. Të tre akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./abcnews.al