Lirimi nga qelia e 4 të akuzuarve për pagat, Alibeaj: Edi Rama mbrojti skemën për vjedhjen e zgjedhjeve

schedule13:22 - 10 Janar, 2022

schedule 13:22 - 10 Janar, 2022

Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur një deklaratë për mediat ku është ndalur tek lirimi i 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave të pagave për mijëra shqiptarë.

Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama se ka tradhtuar shqiptarët me qëllim të vetëm që të marrë pushtetin dhe të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Alibeajt, të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën vetëm nga Edi Rama, dhe sipas tij, ky i fundit ka ndikuar tek drejtësia për të mbrojtur skemën e krijuar.

“ Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar 4 të akuzuarit  për të dhënave e shqiptarëve. Është dëshmi që Rama po mbron krimin e vet. Vendimi tregon se segmente të drejtësi mbeten nën ndikimin e Edi Ramës për të vjedhur. Vendimi vulos sot një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës dhe një nga skandalet më të mëdha të privatësisë. Vendimi i sotëm është dëshmi e qartë se autorët janë kryeministri dhe vartësit të tij. I ka shërbyer vetëm Edi Ramës. Të dhënat e kartës ID, nr i telefonit, pagës,. U vodhën për të vjedhur zgjedhjet. Për një person të vetëm. Edi Rama u përpoq të zvogëlojë përmasat. Sot liroi 4 personat që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave. ”tha Alibeaj.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!