Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është liruar nga burgu ditën e sotme.
Blendi Klosi, deputeti i PS-së dhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës i ftuar në “Radari Informativ”, në ABC të gazetares Juli Xhokaxhi u shpreh se kjo është një çështje që i takon gjyqësorit. Sipas tij, reforma në drejtësi u krijua pikërisht për të shmangur ndërhyrjen e politikës në gjyqësor.
Klosi: Kjo është një çështje që i përket gjyqësorit, reforma në drejtësi u krijua për këtë arsye, që politika mos ndërhynte në gjyqësor. Le ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe ne politikanët të ndërhyjmë sa më pak.
Bllako u la në “arrest shtëpie” ndërsa ishte dënuar për aferën e inceneratorëve. Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako ishte zyrtari i dytë që u arrestua lidhur me aferën e inceneratorëve pas Lefter Kokës./Abcnews.al/