Lirimi i Genc Tafilit, shtëpia në Ndocaj të Shkodrës e mbyllur prej vitesh

schedule18:22 - 8 Nëntor, 2017

schedule 18:22 - 8 Nëntor, 2017

Gjykata e Krujës e liroi nga burgu Genc Tafilin, por ai nuk shkoi në shtëpinë e tij në Ndocaj të Shkodrës. Të gjithë familjarët e Tafilajve janë larguar nga Shqipëria për shkak të hakmarrjes.

Më i madhi Tafilëve, Genci, i cili fitoi lirinë me kusht pas 17 vvitesh në qeli nuk u kthye në shtëpinë e tij në lagjen Ndocaj të Shkodrës.
Porta aty është e mbyllur prej vitesh.
Asnjë nga familja nuk jeton më në këtë lagje.
Fqinjët nuk flasin.
Ata dinë për Tafilët shumë. Ishte viti 2000, aty ku mes tyre dhe ish-shefit të krimeve në Shkodër, Prele Pjetrushi nisi një histori hakmarrjeje.
Më 2 gusht të vitit 2000, Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, i cili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Vritet drejtori i Policisë Arben Zylyftari.
Familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish-shefin e krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacionin për kapjen e të kërkuarit.
Për shumë vite ata pretendonin se Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve.
Por cila është kronologjia e ngjarjeve të cilat u zhvilluan pas 2 gushtit të vitit 2000?!…
Me 22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushit, i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri kur po futej në shtepi, por fatmirësisht shpëtoi. Policia arrestoi Admir Tafilin.
Me 2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme nga burgu i Shën Kollit në Lezhë.
Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili.
Me 18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushit.
Admir Tafili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, disa orë pas vrasjeve në Grudë të Shkodrës.
Familja Tafili ka vite që është larguar nga Shqipëria dhe përveç Genc Tafili, i liruar të hënën nga Gjykata e Krujës dhe Admir Tafilit që vuan denimin me burg të përjetshëm, tjetër kush nuk ndodhet për shkak të hakmarrjes./abcnews.al

 

https://youtu.be/w30QYE7wGbU

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!