Lirimi i 3 policëve kosovarë, Begaj: Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut

schedule13:46 - 26 Qershor, 2023

schedule 13:46 - 26 Qershor, 2023

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” për lirimin e 3 policëve kosovarë, të arrestuar prej 12 ditësh në  Serbi.

Begaj shprehet se e përshëndet lirimin e 3 policëve dhe uron një kthim sa më të shpejtë dhe efektiv të palëve në tryezën e dialogut.

Postimi i Begajt:

Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës.

Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!