Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Presidenti Ilir Meta shpreh solidarizimin e tij të plotë me komunitetin e gazetarëve.
Në një deklaratë për shtyp, kreu i shtetit inkurajon, në veçanti, reporterët e terrenit, që të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.
“Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund. Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë”, thuhej në deklaratën për shtyp të Presidentit Meta.
Sipas tij, liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike./abcnews.al