PRISHTINA– Me thirrjen “Liri për Çlirimtarët”, mijëra qytetarë mbushën sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqi i të cilëve vazhdon në Hagë.
Ky tubim masiv ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, të cilët kërkojnë “drejtësi” jo proces politik ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.
Tubimit madhështor në Prishtinë iu bashkua presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i PDK, Bedri Hamza, djali i ish-presidenti Hashim Thaçi, kryetari i BDI, Ali Ahmeti dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.
Tubimi u çel nga artisti shqiptar, Lyrical Son i cili u ngjit në skenën e marshit “Drejtësi, jo politikë” për të interpretuar një këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Ushtria Çlirimtare” është kënga të cilën ai e performoi, duke ngjallur emocione tek të gjithë pjesëmarrësit dhe të tjerë që po e ndjekin ngado që janë.
Familjarët e katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të bashkuar po e ndjekin marshin nga Haga./abcnews.al


