“Liri demokraci me dy gishta lart”, videomesazhi i Metës në nisje të protestës

schedule17:29 - 2 Mars, 2020

schedule 17:29 - 2 Mars, 2020

Presidenti Meta në rrjetin social “Facebook” me një videomesazh të publikuar në minutat e fundit të manifestimit të thirrur në mbrojtje të Kushtetutës, bën thirrje për të mbrojtur demokracinë.

“Liri demokraci për Shqipërinë si gjithë Europa, sot më dy mars”, shprehet Meta.

Ndërkohë tashmë ka nisur mitingu i thirrur nga Presidenti, ndërsa i janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.

Ky tubim është kundër qeverisë pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për “grusht shteti” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi iu hoq edhe e drejta ekskluzive e betimit të anëtarëve nëse nuk vepron për 10 ditë.

Për këtë çështje, Meta do të firmosë dekretin për kthimin e ligjit për rishqyrtim, por edhe të tjera, mes të cilave dividendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!