TIRANË-Të gjithë përdoruesit e rrugës, që do qarkullojnë të premten në “Rrugën e Kombit” nuk do të paguajnë tarifë. Lajmi u dha nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministraja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor
“Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, shkruan ministrja Balluku.
Të premten e 17 tetorit, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, shqiptarë të të gjitha trevave do bashkohen në protestën masive, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës/abcnews.al

