Mijëra persona marshuan në Stamboll kundër varfërisë në vend si dhe për të kërkuar rritjen e pagës minimale. Turqia është nën valën e një krize të rëndë monetare: lira turke ka, prekur minimumin historik përballë dollarit, duke humbur pothuajse 30% të vlerës vetëm në muajin e fundit, shkruan euronews
Inflacioni vjetor është më shumë se 20%, duke shënuar 10 herë më pak fuqi blerëse. Presidenti Erdogan i kërkoi popullit të ketë besim në modelin ekonomik që po ndiqet nga qeveria: objektivi është ai i uljes së taksave të interesit për të lehtësuar eksportimet, me efektin kolateral të rënies së lirës turke dhe rritjes së inflacionit.
Për këtë arsye Erdogan i ka kërkuar turqve që të konvertojnë në lira kursimet e tyre në valutë të huaj, në mënyrë që të mbështesin vendin. Por kursimtarët vendas po largohen dhe aktualisht kuota e depozitimeve në valutë të huaj në banka është më pak se 60%, raporton abcnews.al
Situata është shumë e tensionuar: radhët para dyqaneve të ushqimeve dhe stacioneve të shërbimeve janë gjithnjë e më të shpeshta pasi të gjithë i shqetësohen rritjes së mëtejshme të çmimeve. Zhvlerësimi i lirës ka shkatërruar ekonomitë familjare dhe të shtresës së mesme; ka ndërprerë furnizimin me disa prej ilaçeve si dhe ka ndaluar përkohësisht shitjet e importeve të tilla si aparatet e celularëve.
Në kuadër të zgjedhjeve të 2023-shit, presidenti turk ka premtuar rritje të pagave, që mund të mos mjaftojnë për të mbuluar inflacionin.
/abcnews.al