Liqeni i Bovillës/ Destinacion turistik i preferuar nga turistët e huaj

schedule15:15 - 11 Gusht, 2024

schedule 15:15 - 11 Gusht, 2024

Liqeni i Bovillës shumë pranë Tiranës është kthyer në një nga destinacionet e pëlqyer për turistët.

Të huajve i bën përshtypje pamja piktoreske e liqenit rrethuar nga  vargmalet e Skëndërbeut, Dajti, mali me Gropa, Xibri dhe Kotit.

“Vij nga Franca. kemi ardhur me familjen te vizitojme Shqiperine. Nga Ksamili kemi ardhur ne liqenin e Bovillës. Qenka vertete i mrekullueshem. Me nje pamje shume te bukur”.

“Peisazh shumë i bukur, i mrekullueshëm”.

 “Zgjodhëm të bëjmë një ekskursion në liqenin e Bovillës bashkë me familjen. Është këndshëm. Me të vërtetë e mrekullueshme”.

Ndalojnë të shkrepin një foto. Më pas ngjisin shkallët drejt majës së Gamtit  për të soditur panoramën.

“Vij per here te pare ne Boville, qenka një liqen i bukur, do te ngjitemi ne maje, per të pare pamjen e plote”.

Liqeni i Bovilles shtrihet në një sipërfaqe prej 4.6 km dhe furnizon me ujë të pijshëm rreth rreth 80 % të kryeqytetit

 “Jemi per here te pare, pamja eshte e kendshme. Sapo kemi ardhur, pershtypja e pare eshte shume e mire, kemi lexuar per Shqiperinë nga interneti”.

“Ndalesen e pare e kisha ne Tirane, me pas Shkoder, Theth, eshte bukur, besoj do kthehem”.

Më herët kjo zonë frekuentohej vetëm nga banorë  të zonës  vitet e fundit liqeni i Bovillës dhe natyra e bukur e malësisë së Krujës po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj./abcnews.al