Linjat ajrore në krizë, stjuardesat shesin këpucët e getat për të fituar më shumë para

schedule15:56 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 15:56 - 7 Dhjetor, 2020

Linjat ajrore në Britaninë e Madhe po hetojnë akuza rreth stjuardesave të tyre, që thuhet se po shpërndajnë foto me përmbajtje “pikante” në internet. Stjuardesat, për të fituar më shumë para, po sheshin këpucë të përdorura në eBay, ndërsa postojnë edhe foto të këmbëve të tyre në ambiente të avionëve.

Vajza që punojnë në British Airways , Ryanair dhe EasyJet kanë llogari në mediat sociale ku postojnë fotografi të “nxehta” nga bordi i mjeteve fluturuese. Gratë që pretendojnë të jenë stjuardesa pozojnë me geta, të veshura edhe me veshje që mbajnë logot e linjave ajrore.

Thuhet po ashtu, që getat dhe këpucët, po shiten nga vajzat e fluturimeve në eBay duke nisur nga £3 deri në  £180. Burime thonë për mediat vendase se numri i vajzave që bëjnë para shtesë në këtë lloj mënyre është rritur ndjeshëm me nisjen e pandemisë.

Industria e aviacionit është një nga më të goditurat nga pandemia, ndërsa shumë vende po mbyllin kufijtë dhe po ndalojnë udhëtimet. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!