Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, nënshkruhet marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve

schedule15:53 - 20 Mars, 2024

schedule 15:53 - 20 Mars, 2024

Është nënshkruar marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve për projektin e ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në një reagim në Facebook, shprehet se ky projekt ka një rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

Zëvendëskryeministrja Balluku shtoi se gjithashtu do të lehtësojë lëvizjen jo vetëm të qytetarëve, por edhe të mallrave.

“Nënshkruam marrëveshjen me Bankën Europiane të Investimeve, një tjetër partner me Qeverinë Shqiptare në projektin tonë madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Një linjë me gjatësi 120 kilometra, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave. Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor. #BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore.”, shprehet Balluku.

/abcnews.al/