Lindje e mesme, rifillojnë protestat në Gaza

schedule18:43 - 6 Prill, 2018

schedule 18:43 - 6 Prill, 2018

Protesta të reja janë zhvilluar të premten në Rripin e Gazës, me forcat izraelite që kanë vrarë të paktën 7 palestinezë, pasi përpjekjeve për të rrëzuar gardhin e vendosur në kufi. Protestuesit kanë deklaruar se refugjatët duhet të lejohen të kthehen në tokat e parardhësve të tyre, që aktualisht ndodhen në Izrael. Por shteti hebre pretendon se protestat janë organizuar nga lëvizja islamike e Hamasit, e cila kërkon të përfitojë nga rrëmuja për të kryer sulme. Përgjatë vijës kufitare 65 kilometra të gjatë, manifestuesit u kanë vënë zjarrin pirgjeve me goma, për të krijuar re tymi me qëllim bllokimin e shikimit për snajperët izraelitë. Gjithashtu, ata kanë hedhur gurë dhe bomba molotov ndaj trupave izraelite të vendosura në anën tjetër në përpjekjet e tyre për të rrëzuar gardhin. /abcnews.al