Lindja e Mesme po ndryshon në favor të Izraelit, teksa Irani duket se po humbet ndikimin e tij në rajon. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, theksoi se Irani po përballet me dobësimin e rrjeteve të tij “proxy” dhe me sfida të reja gjeopolitike që po i kushtojnë ndikimin tradicional në rajon.
Sipas tij, ky është një moment kthesë në marrëdhëniet rajonale, ku organizatat aleate të Iranit që synonin goditjen e Izraelit po zbehen, ndërsa siguria e shtetit hebre është forcuar ndjeshëm.
“Irani tregoi aftësitë për të goditur më në brendësi të Iranit dhe për të shpartalluar armatimin iranian. Irani po humbet aleatë e tij “proxy” në të gjithë rajonin dhe të gjitha organizatat që kishin për qëllim goditjen e Izraelit.
Në këtë këndvështrim duhet një rikthim i tij në arenën rajonale dhe një ndryshim i këndvështrimit sepse i gjithë rajoni ka ndryshuar në këtë dy vjeçar në favor të sigurisë së Izraelit. Është një thyerje e marrëdhënieve tradicionale që ka pasur Irani. Lindja e Mesme ndryshoi në favor të Izraelit”, tha Emilio Çika./abcnews.al

