Këtë të premte në ABC Live ka qenë e ftuar një student shqiptaro-greke e cila ka folur për jetën dhe përfshirjen e saj në Greqi.
Studentja për shkenca politike, Strefani Kosta ka lindur në Kretë dhe shprehet se gjithmonë i pëlqen që të prezantohet si shqiptare para miqve të saj.
Ajo thekson se dëshira e saj e madhe është të tregojë origjinën e vërtetë nga është, duke theksuar ndër të tjera se është e vërtetë se shumë miq shqiptarë shpesh paragjykohen, por ajo asnjëherë se ka ndjerë këtë.
“Unë kam lindur në Greqi dhe mbaj lidhje me shumë familjare dhe mbi të gjitha kam shumë shoqëri me grekët. Dëshira e prindërve të mirë ka qenë që të mësoj sa më mirë greqishten për të qenë e suksesshme në shkollë dhe patjetër të mos e harroj shqipen.
Unë kam lindur në Kretë dhe shumë herë prezantohem si shqiptare jo se nuk ndjehem greke, por dua që personi që kam përballë të dijë prejaardhjen time.
Shoqëria ime e dinë që unë kam nënshtetësinë greke, por unë vetë prezantohem se jam me origjinë shqiptare dhe asnjëherë nuk jam paragjykuar si shumë nga shoqëria ime që janë nga Shqipëria”, ka thënë ajo./abcnews.al