Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lindi fëmijën pa këmbë dhe me një dorë, nëna: Vendimi më i mirë i jetës time

schedule16:27 - 19 Prill, 2021

schedule 16:27 - 19 Prill, 2021

Djali i saj lindi me një krah dhe pa këmbë. Nëna foli për vendimin e saj për të lindur fëmijën e saj dhe të mos të ndërpresë shtatzëninë, duke e përshkruar djalin si një foshnje të “përsosur”.

Kur Rosie Higgs ishte shtatzënë me djalin e saj Henry, ajo u informua se mund të kishte Sindromën Amniotike, e cila parandalon rritjen e duhur të gjymtyrëve në barkun e nënës. Familjarët dhe miqtë e pyetën nëse do të vazhdonte me shtatzëninë ose nëse do të abortonte. Por ajo e përshkruan vendimin e saj për të lindur foshnjën si më të mirën që ka bërë ndonjëherë në jetën e saj.

Henry gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në krah dhe sot ai mund të luajë lodrat e tij dhe të prekë nënën.



Nëna 29-vjeçare me profesion ndihmëse në një shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta nga Londra tha: “Kur më thanë që fëmija im do të kishte një krah dhe pa këmbë, unë u shqetësova dhe u mërzita. Nuk kishte dyshim që unë do ta mbaja, pa marrë parasysh se çfarë më këshilluan.

Ai mund të ngrejë objekte pa probleme, gjë që është befasuese. Ai po bën përparim shumë të mirë, nuk shqetësohem për të ardhmen e tij.

Unë e di që ai do të jetë gjithmonë pak më ndryshe, por ne e përballojmë atë ditë për ditë dhe e di se ai do të jetë në gjendje të menaxhojë sfidat e ardhshme”.

Rosie solli në jetë fëmijën gjatë bllokimit, si rezultat i së cilës ajo nuk mund të kishte nënën dhe partnerin e saj në krah kur ajo lindi, sipas Daily Mail.

“Ai mund të mos ketë të gjithë krahët dhe këmbët, por është absolutisht perfekt për mua”, thotë nëna. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!