Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin final të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat u mbajtën më 6 tetor.
Përfundimisht jashtë Kuvendit ka mbetur Nisma e Fatmir Limajt. Në mungesë të 138 votave Limaj nuk do të jetë pjesë e kësaj legjislature.
Ndërkohë, votat e Diasporës i dhanë Vetëvendosjes edhe një deputet më shumë.
Vetëvendosja me kandidat për kryeministër Albin Kurtin ka marrë 32 deputetë, ndërsa LDK-ja 29.
Rezultatet në përqindje të partive:
Vetëvendosje: 26.159 %
LDK: 24.458%
PDK: 21.163 %
AAK-PSD: 11.477 %
AKR-NISMA-PD: 4.984 %
Lista Serbe: 6.754 %