Liliana Çika, artistja që tragjedinë e kthen në art

schedule20:43 - 17 Tetor, 2021

schedule 20:43 - 17 Tetor, 2021

Nga Leontina Nika

Artistja Liliana Çika befason me ekspozitën e saj personale “ Në kufijtë pa fund të krijimit pamor “ çelur në Muzeun Historik Kombëtar .  Tragjedinë  e humbjes së të birit arriti t’a kthente në forcë, përmes pikturës.

Edhe pse prej 15 vitesh u prek nga sëmundja e parkinsonit që i shkaktoi paralizë, ajo nuk u ndal.

Artistja në qendër të veprës së saj si në pikturë e më herët në skulpturë ka femrën me gjithë ndjesitë e saj.

Kritikja e artit Suzana Varvarica kuratore e ekspozitës, veçon modernizmin shquar edhe nga kritiku i njohur Vittorio Sgarbi.

Një tablo mjaft domethënëse është dasma e saj, të cilën e shpjegon me detaje.

Varvarica thotë se kjo ekspozitë përshkruan gjithë jetën e saj. E kuqja është dominante madje edhe në nudo.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për disa ditë në muze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!