Lika i sinqertë: Dëshiroj të rikthehem te Partizani, të hënën nisim stërvitjen

schedule17:43 - 15 Maj, 2020

schedule 17:43 - 15 Maj, 2020

Futbollisti i Luftëtarit, Gresild Lika, po kalonte një formë shumë të mirë para ndërprerjes së kampionatit. 22 vjeçari shënoi dhe disa gola të bukur me fanellën bluzi, duke marrë një vëmendje të madhe nga mediat sportive.

Sot, në një intervistë për Fan Zone në Supersport, Lika nuk e mohoi një rikthim te Partizani, si dhe foli për situatën aktuale tek ekipi gjirokastrit, kontratën dhe procesin stërvitor.

STËRVITJA – “Kishim arritur një formë shumë të mirë, si unë, ashtu dhe ekipi. Kjo për shkak të trajnerit Novi, i cili është më shumë si shok se trajner për ne. Trajneri na ka dhënë një program stërvitor në kushte shtëpie. Nuk kemi qëndruar në shtëpi, disa në shtëpi, disa në kushte të tjera, megjithatë nuk është njësoj si në fushë me ekipin”.

KONTRATA – “Kam një kontratë me Luftëtarin dhe ia di shumë për nder që më dhanë besim. Nuk do e kisha për turp nëse luaj në Kategorinë e Parë. Çdo lojtar dëshiron të ketë më shumë minuta, do flasim me drejtuesit dhe do vendosin ata për të ardhmen time”.

IDHULLI – “Jasir Asani ka qenë më i mirë në Superiore. Idhulli im ka qenë gjithmonë Gjergji Muzaka, e kam ndjekur atë për gjithçka”.

JETA PRIVATE – “Mosha nuk ma lejon që të merrem shumë me femrat, duhet të përqendrohem më shumë te futbolli. Kemi marrë vesh që të hënën do nisim stërvitjen”.

RIKTHIMI – “Do të mashtroja nëse do thosha nuk kam dëshirë të kthehem te Partizani, por gjithçka do e vendosin drejtuesit e Luftëtarit”, përfundoi Lika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!