Ligue 1/ PSG bën “poker” ndaj Angers, “Kuqeblutë” shkëputen 6 pikë nga ndjekësit e Monaco

schedule23:00 - 9 Nëntor, 2024

schedule 23:00 - 9 Nëntor, 2024

Është herët për të diskutuar mbi titullin kampion, ama shkëputja me vendin e dytë të tabelës duket se ka filluar.

“Gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të shtune në kampionatin francez, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë, 4-1 skudrën e Angers, në sfidën e vlefshme përjavën e 11-të të Ligue 1.

Gjithçka u vulos në pjesën e parë të sfidës, me dy “yjet” e sulmit “Parisien”, Lee Kang-In e Bradley Barcola, që shënuan nga një dopietë në minutat 17’, 20’ e 31’, 45+2’, ndërsa për miqtë golat e nderit i shënuan, Lepaul e Biumla në minutat 91′ e 97′.

Falë këtij triumfi, skuadra e Paris Saint-Germain vijon të mbetet në vendin e parë të tabelës, me djemtë e Luis Enrique që tashmë janë ngjitur në kuotën e 29 pikëve, plot 6 më shumë se ndjekësit të më të afërt, Monaco, të cilët kanë 23 pikë ndërsa skuadra e Angers mbetet në vendin e 15-të të tabelës, me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!