Duket se e “harruan” shpejt humbjen 2-1 në “klasiken” e Francës ndaj Paris Saint-Germain.
“Të Kaltërit” e Marseille janë rikthyer të fitorja në elitën e kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur të triumfojnë në “Stade de la Beaujoire”, ndaj vendasve të Nantes me rezultatin 2-1.
“Bomberi” francez Neal Maupay çeli siparin e golave në këtë sfidëve duke i dhënë që në minutën e 24’-t, avantazhin djemve të De Zerbi, avantazhin që u “mohua” shpejt nga kundërpërgjigjja e vendasve falë Tino Kadewere në minutën e 39’-të, megjithatë me nisjen e pjesës së dytë të sfidës erdhi edhe goli i fitores, me “yllin” anglez, Mason Greenwood, i cili dërgoi topin në rrjetën kundërshtare për të siguruar 3 pikët.
Falë këtij triumfi, skuadra e Marseille ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 20 pikë, po aq sa Monaco dhe 6 më pak se kryesuesit e PSG, ndërsa skuadra e Nantes mbetet në vendin e 14-të të tabelës me 10 pikë. /i.m /abcnews.al