Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ligjvënësi i parë republikan konfirmon se do të votojë për shkarkimin e Trump

schedule08:25 - 13 Janar, 2021

schedule 08:25 - 13 Janar, 2021

Dhoma e Përfaqësuesve ka diskutuar  rreth një rezolute për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Demokratët po këmbëngulin që ta largojnë nga detyra Trump  dhe për këtë po kërkojnë mbështetjen e republikanëve. Dhe njëri prej tyre, ligjvënësi John Katko ka njoftuar  se do të votojë për shkarkimin e Trump.

Katko është republikani i parë që nënshkruan përpjekjen e demokratëve për të larguar Trump-in,  shkaku i nxitjes së mbështetësve të tij për të sulmuar Kongresin amerikan.



“Nuk mund të injorohet që presidenti Trump nxiti këtë kryengritje – si në mediat sociale përpara 6 janarit, ashtu edhe në fjalimin e asaj dite. Duke promovuar qëllimisht teori të pabazuara që sugjerojnë se zgjedhjet u vodhën disi, presidenti nxiti keqinformimin dhe shkaktoi përçarje, tha ai në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!