Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare deputeti Kujtim Gjuzi, u shpreh se reforma për çështjet e ligjit për partitë është një mashtrim.
“E gjithë reforma juaj ka qenë vetëm një mashtrim. Edhe çështja e ligjit për partitë politike është mashtrim. A mund të ketë garë kur ju keni në krye një personazh për këtë projektligj që nga vjedhur 24 mandate në 2017. Ju jeni duke u bashkuar me hajninë që prej 77 vitesh. Loja juaj e pisët do të mbarojë. Vetëm një qeveri tranzitore me njerëz që nuk vjedhin votën mund të sjellë ndryshime”, tha Gjuzi.
Ndërkohë deputeti Myslim Murrizi theksoi se amendamenti për partitë ka mbetur i pazgjidhur, ndërsa shtoi: “Këta gjithë ditën zihen gjithë natën bëjnë atë që s’thuhet”.
Sakaq Murrizi shtoi: 136 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës janë treguesi më i mirë se çfarë bolshevizmi mbartin forcat politike. PD ka tri ditë që është ngritur në këmbë për Islamin, para 6 javësh shpalli armik Rusmajlin, ju punësuat Besart Kadinë, ata nxorën letrën dhe thanë e kemi shpallur armik.
I gjithë ky teatër prej 30 vitesh e ka zanafillën tek filli bolshevik, sepse prej 30 vitesh janë drejtues nga komunistë. Partitë politike shqiptare nuk janë demokratike. Këta gjithë ditën zihen gjithë natën bëjnë atë që s’thuhet, kështu më tha një i moshuar dhe kjo është e vërteta. Do ishte mirë të kishin kurajo, që të bëhej ligj real politik për partitë politike shqiptare”, tha ai.
/abcnews.al/