Ligji për gjuhët/ Nazarko: Angazhimi i BDI për t’u vlerësuar, mund të ketë premisa për destabilitet

schedule17:31 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 17:31 - 6 Dhjetor, 2024

Anulimi i ligjit për gjuhën në Maqedoninë e Veriut u cilësua si i rrezikshëm për stabilitetin e vendit.

I ftuar në studion e ‘Balkan Update’, analisti Mentor Nazarko vlerësoi qasjen dhe qëndrimin e BDI lidhur me këtë situatë dhe u shpreh se mund të ketë premisa për destabilitet sepse Maqedonia e Veriut rrethohet nga shumë shtete që e kërkojnë këtë gjë.

“Ky zhvillim që lidhet me Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ligjit të gjuhës pas 19 padish është një zhvillim që tenton të shkatërroj një prej arritjeve të mëdha në favor të shqiptarëve që zë fill me marrëveshjen e Ohrit. Angazhimi i BDI është për t’u vlerësuar dhe fakti që po diskutohet gjerësisht është një shenjë e mirë. Është një zhvillim që duhet të na shqetësoj sepse është një sjellje që u paratha në fushatë, një qasje me karakter revizionues. Kjo e rrezikon shumë stabilitetin e vendit sepse rriten temperaturat. Në një mjedis me temperature të larta, shansi që të marrë flakë është shumë i madh. Palët marrin zjarr dhe krijojnë premisa për destabilitet. Maqedonia e Veriut është i rrethuar me shtete që duan ta destabilizojnë për shkak të shumë etnive. Është Serbia, Greqia, Bullgaria. “ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!