Ligji kundër medias, Zykaj: Ekipi i KE-së nuk do tolerojë

schedule08:09 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 08:09 - 20 Dhjetor, 2019

Gazetarja Erisa Zykaj në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin foli për paketën anti-shpiofje e miratuar në Kuvend.

Zykaj mes të tjerash u ndal te reagimet ndërkombëtare për këtë çështje, ndërsa theksoi se Presidentja e KE është shumë e angazhuar për lirinë e medias. Sipas gazetares reagimi i ekipit të ri të KE ishte shumë më ndryshe nga ai i ekipit të parë dhe njëkohësisht edhe më serioz.

Në ditën e parë të tërmetit ne pamë që pusheti i parë u kthye media. Duke filluar me ty Enkel në 5 të mëngjesit. Qeveria u fiksua kaq shumë sa nxori këto ligje. Qytetarët besojnë mediat, atë besojnë. Nëse ka një lloj perceptimi që kanë besim të qeveria, shqiptarët janë pragmatistë.

Presidentja e KE, ka thënë jam e angazhuar totalisht për lirinë e medias, dhe ka thënë nuk do lejojmë ansjë lloj cënimi. Nëse e vini re samiti i fundit i liderëve të BE u kthye nga një samit që ishte i fokusuar te pakti i gjelbër u kthye të çështja e lirisë së medias. Pra kaq serioz është ekipi i ri i KE për lirinë e medias. E njëjta gjë edhe për Shqipërinë, kjo nuk do të tolerohet. Reagimi i ekipit të re të KE nuk është si ai i ekipit të vjetër. Është një reagim shumë më serioz”, tha gazetarja.

Gjatë bisedës me Enkel Demin, Zykaj e cila do të qendrojë disa ditë në Shqipëri, u ndal edhe tek një histori e të prekurve nga tërmeti.

Doja të ndalesha tek një rast se është shumë interesant. Një nga misionet më dinjitoze që ka media është se tu japin zë të pazëve. Një rast tipik që mu prezantua ishte rasti i Ylber Prendit, ai banon në Laç dhe nuk i ka vajtur asnjë nga përgjegjësit lokalë. Ka luftuar për të marrë një çadër, i kanë dhënë një dyshek për 5 persona. Është detyruar vetë t’i marrë dhe pastaj nuk i kanë dhënë edhe thasë me miell. Pyetja ishte çfarë bëni ju me këta thasë mielli. Përgjigja: juve iu është shatërruar shtëpia”, rrëfeu Zykaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!