Ligji i ri në Turqi: Censurohet liria e fjalës në rrjetet sociale

schedule09:45 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:45 - 28 Shtator, 2020

Ligji i ri presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, si një përpjekje për të censuruar lirinë e fjalës në rrjetet sociale, pritet të hyjë në fuqi këto ditë.

Për të sqaruar këtë ligj, Guardian ka marrë rastin e gazetarit Oktay Candemir. Rreth 20 ocerë policie hynë në banesën e tij këtë shtator dhe Candemir u frikësua, pasi gazetarët që kritikojnë qeverinë shpesh akuzohen për terrorizëm.

Mirëpo, në vend të kësaj, një nga policët nxori telefonin dhe i kujtoi një postim me humor në Twitter që kishte postuar disa ditë më parë, në të cilin u tall me një shfaqje televizive për sulltanët osmanë

“Unë u arrestova sipas Nenit 130 për fyerjen e kujtimit të një personi të vdekur. Më thanë se po shpifja për sulltanët Osmanë”, tha Candemir.

Pas një nate të kaluar në stacionin lokal të policisë në Van, ai u la i lirë për t’u mbrojtur. Ai përballet deri në dy vjet burg. Interneti, sipas Guardian, është një vend ku ndihet qartë konikti midis pikëpamjeve liberale dhe autoritare: faqet e rrjeteve sociale nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre mund t’ju çojë në burg.

Mijëra njerëz arrestohen çdo vit për mesazhet e tyre në internet, zakonisht nën akuzat e fyerjes së Turqisë ose presidentit.

Ligji i ri detyron platforma, të tilla, si Twitter, Facebook ose YouTube të hapin një zyrë në Turqi ose të caktojnë një përfaqësues, i cili do t’i japë llogari qeverisë. l.k/abcnews.al