“Ligji i pronave”, PD: Të vetmit që mund të gëzojnë janë oligarkët e Ramës

schedule18:32 - 5 Mars, 2020

schedule 18:32 - 5 Mars, 2020

Duke ironizuar opozitën parlamentare dhe atë jasht-parlamentare në lidhje me pretendimet për ligjin e pronave kreu qeverisë premtoi zgjidhjen e ngërçit të krijuar gjatë 30 viteve.

Kryeministeri Rama deklaroi se ndryshimet e reja në draft i japin fund zvarritjes së qytetarëve nëpër institucione e nëpër gjykata.

“Ligji që kalojmë sot për pronën është ligji që i ka munguar Shqipërisë këto 30 vjet”, tha Rama.

Përparësi pritet ti jepet legalizimit të banesave në fshat dhe regjistrimit të titujve të pronësisë për tokat bujqësore

“Nuk mund të bëjmë pronar njerëz që pastaj dalin dhe thonë më shpronëso meqënëse do të bësh rrugën, por ne do të legalizojmë çdo shtëpi banimi në fshat”, u shpreh Rama.

Por për ish-deputeten Jorida Tabaku me ndryshimet në ligjin e pronave i jepet përparësi vetëm oligarkëve. Në një deklaratë për mediat ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se në këtë draft nuk parashikohet asnjë e drejtë e pronarëve të ligjshëm ndërsa shtyhet pa afat procesi i legalizimeve

“Të vetmit që mund të gëzojnë me këtë ligj janë oligarkët e Ramës”, tha Tabaku.

Projekligji për procet kalimtare të pronësisë shët kundërshtuar edhe pronarët e ligjshëm të cilët shprehen se nuk mbrohet asnjë e drejtë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!