Ligjet miratojnë raportin: Të ngrihet Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit

schedule13:09 - 26 Qershor, 2019

schedule 13:09 - 26 Qershor, 2019

Të enjten e 4 korrikut, për herë të parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, do të ngrihet një komision hetimor me qëllim shkarkimin e Presidentit të Republikës. Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin me këtë kërkesë, duke marë vetëm një votë kundër, atë të Adriatik Alimadhit.

Ilir Meta u zotua se do të qëndrojë në karrigen presidenciale deri në 24 korrik 2022, por socialistët po punojnë fort për të kundërtën.

Komisioni i Ligjeve, mbylli procedurat për shkarkimin e Presidentit, duke i kërkuar Kuvendit të ngrejë një komision hetimor parlamentar.

I vetmi që votoi kundër këtij raporti, ishte deputeti Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar. 13 deputetë të tjerë votuan pro ngritjes së komisionit hetimor.

Në të njëjtën mbledhje, Komisioni i Ligjeve rrëzoi një dekret të presidentit Meta, që kthente për rishqyrtim ligjin për përmbarimin privat. /ABC News Albania 24/7