TIRANË- Kosova po shkon drejt ditës së Zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa partitë politike vijojnë fushatën dhe takimet me qytetarët.
Në këtë fushatë pjesa që është vënë re më shumë ka qenë gjuha e urrejtjes së përdorur nga partitë politike, por më shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti.
Por këto sjellje institucionet kanë aplikuar gjoba, ndërsa kanë kërkuar ndaj subjekteve garuese të jenë të përmbajtura në publik me fjalimet e tyre.
Gjuha e përdorur në fushatën zgjedhore në Kosovë u analizua në “Ballkan Update” nga pedagogia e Universitetit të Tiranës, Elsa Skënderi Rakipllari.
Pedagogia e njohur theksoi se përgjithësisht në fushata elektorale vihet re se politikanët përdorin gjuhë dhe retorikë nacionaliste dhe kjo e ka një synim: të fitojnë sa më shumë vota.
“Ajo që spikat në fushata elektorale kjo nuk është vetëm në rastin e Kosovës, edhe në Shqipëri është fakti, se ndiqet metoda e nxjerrjes së aspekteve tona pozitive dhe kundërshtarit i nxirren në pah dobësitë. Partitë politike po përdorin retorikë nacionaliste për të fituar vota”-u shpreh ajo.
Ajo thekson se në rrjetet sociale politikanët përdorin shumë elementë kombëtarizimi dhe kjo sjellje rritet sidomos gjatë fushatave elektorale.
“Në fakt përdoret gjithkund ndër ne. Po të shihni statuset në rrjete sociale ku përmblidhet aktivitetet ditore ka elementë kombëtarizim. Flamuri dhe simbolet e kombëtare po përdoren për retorikë nacionaliste.”, tha ajo./abcnews.al